Transmetuar më 14-07-2019, 09:32

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Ayia Mavra, në Athinë. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00.20.

Viktima është 33 vjeç, i lindur në vitin 1986, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen ende të ditura.

Shqiptari është qëlluar me armë zjarri pas shpine dhe autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.

Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit.

I riu u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë aty.

Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/