Transmetuar më 14-07-2019, 07:56

Organizimi së fundmi i një aktivititeti të rëndësishëm në Pallatin e Brigadave, ku ishin të pranishëm shumë familje të njohura nga Austria, Gjermania e Zvicra, mori vëmendjen mediatike jo vetëm për qëllimin parësor dhe protagonizmin e të ftuarve të rëndësishëm, por edhe për një detaj tjetër…

Në fotot e fundit që Princeshë Elia Zaharia ka postuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku shfaqet në krahë të ish-deputetes Grida Duma, ajo duket me ca kilogramë  më tepër çka menjëherë ka ngritur dyshimet për një shtatzëni të mundshme të saj.

Sa herë që Elia në fakt është pyetur në lidhje me pritjen e ëmbël, asnjëherë nuk kanë munguar reagimet nga ana e saj, publike apo të thëna në rrjetet sociale. Herën e fundit që ajo u pyet, Elia u shpreh se: "Kurdo që të vijë bebi është i mirëpritur"!

Sërish, edhe këtë herë ka ardhur reagimi nga ana e saj. "Më duket se kemi të reja. Sipas fotos", i shkruan dikush Elias në komentet publike. Ndërsa, Elia i është kthyer: “E reja është shumë pica dhe pasta”.