Transmetuar më 13-07-2019, 20:03

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Elbasan.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur ditën e sotme ku një këmbësore është përplasur nga një automjet.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në bulevardin "Qemal Stafa".

Këmbësorja M.H., dyshohet se është përplasur nga një automjet tip "Volksëagen", me drejtues 27-vjeçarin J.Gj.

E plagosura është transportuar në Spitalin e  Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materiale hetimor i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor"./a.k/noa.al/