Transmetuar më 13-07-2019, 19:23

Një konflikt për pronë ka ndodhur në fshatin Domje të Vorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.

Mësohet se 2 persona janë konfliktuar për motive pronësie mes tyre.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I.T., 62-vjeç  gjatë një konflikti për motive pronësie me komshiun e tij shtetasin B.A., 46-vjeç, në kushte të rënduara psikike, dyshohet se e ka goditur me sopatë.

Shtetasi B.A., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes dy komshinjve.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit për veprën penale ‘Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike’.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./a.k/noa.al/