Transmetuar më 13-07-2019, 19:04

Baris Arduç, konsiderohet si një nga aktorët më të mirë në Turqi.

Aktori turk, i njohur nga roli i Omerit në serialin “Dashuri me qira” është shpallur “Aktori më i mirë i vitit” në ndarjen e çmimeve BIAF 2019 që u mbajt në Bejrut, Liban.

Baris Arduç shkoi në Liban për të marrë çmimin dhe u takua me fansat libanez.

Në sy ra ndryshimi në pamjen e aktorit i cili dukej shumë elegant me kostum të zi.

Ndërkaq në sy binin edhe flokët e tij të prerë shumë shkurt dhe mjekra më e theksuar.

Kujtojmë që Baris Arduc, është i lindur në një familje me rrënjë shqiptare./a.k/noa.al/