Transmetuar më 13-07-2019, 14:43
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për vjedhje me dhunë.

Efektivët e komisariatit të policisë Nr.1, falë reagimit të shpejtë dhe profesional vunë në pranga dy autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë të një 29-vjeçari.

Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi M.M., se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kështu në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar.

Bëhet fjalë për K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Xh.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që të dyshuarit i kishin marrë me dhunë 29-vjeçarit.

Ndaj të arrestuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme, lidhur me veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al