Transmetuar më 13-07-2019, 12:55

Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Transaksioni”, ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, për përvetësim parash gjatë kohës që punonte në një bankë.

Kështu paraditen e sotme u vu në pranga Olsi Boriçi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në banesë në lagjen “Skënderbeg”.

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”.

41-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke.

Po ashtu ata kanë falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë të reja (280 milionë të vjetra), veprime të kryera në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009.

I ndaluari do ti dorëzohet policisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al