Transmetuar më 13-07-2019, 09:55

Një taksi përfundoi e përplasur me një restorant në Manhattan, SHBA, duke u futur brenda tij.

Moment paniku janë përjetuar në qendër të New York, pasi automjeti hyri në ndërtesën që ndodhet në 54th Street të Ninth Avenue, ku ndodhet restoranti i njohur West’s Hell’s Kitchen.

Si pasojë e aksidentit të kësaj të enjteje, tetë persona mbetën të plagosur, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të larguar taksinë nga restoranti, teksa shumë klientë mbetën të terrorizuar, shkruan noa.al, duke sjellë edhe pamjet.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se një person i ka prerë rrugën taksistit M.D. Shulaiman, duke e nxjerrë nga rruga. /a.y/noa.al