Transmetuar më 13-07-2019, 09:33

Një kryefamiljar është vënë në prangat e policisë së Mirditës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.

I arrestuari është A.Sh., 46 vjeç, banues në Mirditë.

Ai akuzohet në banesë në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve, e cila mbrëmjen e djeshme, e premte, ka njoftuar policinë.

Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit A.Sh., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak.

Ndaj të dyshuarit për veprime të

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al