Transmetuar më 13-07-2019, 09:00

Prej vitesh është pjesë e ekranit, duke i bërë vend vetes me emisionet dhe programet e drejtuara prej saj.

Por gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço është bërë nostalgjike për fëmijërinë, duke publikuar një fotografi kur ishte 13 vjeçe dhe kur asokohe luante volejboll me ekipin e “Partizanit”.

Bie në sy struktura e gjatë e Sonilës ashtu sikundër edhe tiparet e njëjta.

Lidhur me këtë foto gazetarja shkruan, “Ma solli në kujtesë ‘Facebook’ këtë foto. E ka pra një arsye veç gjenetikës shtatlartësia ime, por edhe pasioni për punën në grup.

Me paratërejat e Partizanit, Kreuzën, Valbonën, Iridin, Mirelën, Junën, Albanën e Denisën kampione kombëtare. Me trajner Eqerem Pregapucën. Si më e vogla e skuadrës zgjidhja e fundit numrin e fanellës e përlotesha, që nuk mundja të merrja 4-ën e Alketa Doçit, idhullit tim të kohës.

Gjithsesi kjo 13 e fanellës, që përkon edhe me moshën time në atë kampionat më solli shumë fat. Vërtetë nuk u bëra Alketë, por ia shijoj sot e kësaj dite të mirat e sportit intensiv, që nga fëmijëria”. /a.y/noa.al