Transmetuar më 13-07-2019, 08:42

Që të gjithë e njohin si “vajzën e keqe”, por vetëm dhjetë vite më parë Miley Cyrus, ishte një prej imazheve kryesore të Disney.

Në një intervistë për revistën “Elle”, këngëtarja ka treguar se vendosi që ti thoshte lamtumirë Hannah Montana në momentin që provoi seksin.

“Në minutën që humba virgjërinë, mendova se nuk mund ta bëja më. U ndjeva e rritur për atë personazh”, shprehet këngëtarja.

Ndërkohë sa i takon jetës së saj si e martuar me aktorin Liam Hemsworth, pohon se “E dua Liam, por jam ende e tërhequr nga femrat”.

Lidhur me martesën thotë se është e vetmja gjë, ku nuk lejon njerëzit që të hyjnë, duke e cilësuar si të veçantë, shkruan noa.al. Ndërsa për planet për tu bërë nënë, Miley thotë, “Nëse nuk do të kesh fëmijë, njerëzit kanë keqardhje për ty. Mendojnë se ti je një idiote pa zemër dhe që nuk di të duash. Por nëse e do veten, e vë në plan të parë”. /a.y/noa.al