Transmetuar më 13-07-2019, 08:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në Lushnje.

Një makinë tip Benz, është përplasur me një kamion në by-passin e Lushnjes, rreth orës 03.00 të mëngjesit.

Për pasojë automjeti tip Benz ka përfunduar përmbys i bërë copash, teksa ka goditur kamionin nga pas.

Ndërsa goditja ka qenë aq e fuqishme, edhe kamioni i ngarkuar me bimë medicinave ka dalë nga rruga dhe është batuar.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, të cilin mund ta shikoni përmes fotografive, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike drejtuesi i automjetit Dorian Lika, 34 vjeç.

Për shkak të dëmtimit të mjetit, u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të nxjerr të plagosurin nga makina, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte Lika, ndërkohë që drejtuesi i kamionit ka pësuar vetëm dëmtime të lehta. /a.y/noa.al