Transmetuar më 12-07-2019, 22:46

Bëri bujë në mediat italiane, dhe jo vetëm, aksidenti tragjik që i mori jetën dy të rinjve shqiptarë, në datën 30 qershor të këtij viti.

Autore e ngjarjes është italiania Irina Vetere, e cila kishte konsumuar alkool dhe drejtonte makinën.

Ndërsa viktimë mbetën Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja.

Vajza u arrestua katër ditë më vonë pasi përfundoi në spital me plagë të ndryshme. Avokati mbrojtës thotë se ajo është e shkatërruar teksa e ka takuar në burgun e grave në Modena, ku ndodhet që prej mëngjesit të 4 korrikut.

“Unë jam shumë afër familjes së këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë “, tha Irina Vetere nga burgu i Modenës, duke shpërthyer në lot. /k.k/noa.al/