Transmetuar më 12-07-2019, 14:34

Me mbarimin e sezonit televiziv në media fillon të përflitet për largimet dhe zëvendësimet që ndodhin në ekranet shqiptare.

Emisioni i pasdites “Ftesë në 5” do të mbyll sot këtë sezon dhe të gjithë kanë pyetur se nëse do të rikthehet sërish në shtator dhe a do e prezantojë apo jo Bieta Sulo.

Së fundmi, moderatorja e njohur Bieta Sulo ka zbuluar në një prononcim për ‘Class’, se emisioni do të rikthehet sërish në shtator dhe se ajo do ta prezantojë atë për një sezon të

dytë.

Prej kohësh emisioni i pasdites në Top Channel çdo vit ndërron prezantuese, por siç duket Bieta është ambientuar mjaftueshëm dhe duket se është kthyer në moderatoren e duhur për këtë format.