Transmetuar më 12-07-2019, 12:15

Vuri në rrezik jetën e dy fëmijëve të saj dhe për këtë arsye u arrestua. Deklarata vjen nga policia e Dixon, në Illinois, SHBA.

“49-vjeçarja J. Y., u denoncua nga disa qytetarë të shqetësuar, të cilët panë një makinë duke ecur rrugëve me një pishinë të fryrë mbi makinë.

Brenda pishinës ndodheshin dy fëmijë, ndërsa në drejtimin e mjetit ishte nëna, e cila u ndalua nga patrulla e policisë”, thuhet në njoftim.

Mësohet se gruaja kishte shkuar te një mik për të fruyrë pishinën dhe më pas, kishte vendosur që ti linte fëmijët brenda deri në kthimin në shtëpi, kur dhe do e mbushte me ujë, shkruan noa.al.

Por ky veprim i kushtoi prangat gruas, duke u akuzuar për vendosjen në rrezik të sigurisë së fëmijëve. /a.y/noa.al