Transmetuar më 12-07-2019, 10:16

Këngëtari i njohur amerikan R. Kelly, u arrestua nga policia e Chicago, në SHBA, këtë të enjte.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë abuzim me të mitur, pedo-pornografi dhe pengim i drejtësisë.

Këngëtari 52-vjeçar, i famshëm për muzikën R&B, ishte në liri me kusht, për një rast të mëparshëm.

Në atë rast ai akuzohej për abuzim me katër femra, tre prej të cilave në moshë nën 18 vjeç.

Ndërkohë arrestimi i fundit, bëhet pas provave të reja që janë zbuluar rreth tij për abuzim seksual me fëmijë. /a.y/noa.al