Transmetuar më 12-07-2019, 10:05

Ditën e sotme, vajza e çiftit të njohur, Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, feston ditëlindjen e saj të parë.

Në këtë ditë të veçantë për Ajkën, aktori i humorit nuk e kontrollon dot veten nga emocionet.

Ai ka publikuar një fotografi pak pas lindjes së vajzës, ku shihen të tre bashkë dhe bashkë me të ka bërë një urim drithërues:

“O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tënde të parë. Unë nuk do të të shkruaj shumë gjate sepse mami yt ka 3 ditë që po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar. Ç’ti bëjmë qaramanes? Ekziston një forcë aq e madhe tërheqjeje në botë që quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhënç vetëm dashuri.

Lutu gjithmonë që të kesh sy që shohin më të mirën tek të tjerët.

Të kesh zemër që fal më të keqen, një mendje që e harron të keqen.

Dhe një shpirt që nuk e humbet kurrë besimin e Zotit.

Ne po të mësojmë si të ecësh vetë, si bën qeni apo macja, të thuash “Besi” edhe “Xhensila” (këtë mezi e shqiptojnë edhe të rriturit në fakt).

Por sa po mësojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.

Ta dish që të dua aq shumë sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark”. Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim”. /a.y/noa.al