Transmetuar më 10-07-2019, 20:22

Moti i keq, me reshje shiu dhe erë të fortë, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Në Divjakë dhe zona të plazhit janë dëmtuar linjat e transmetimit që prej orës 17:00 të ditës së sotme, si pasojë e erës së fortë.

Po ashtu edhe pemët janë rrëzuar duke rënë në linjat e korentit. Ndërkohë, si pasojë e bllokimit të rrugës, është ndaluar qarkullimi në zonën që të çon te Parku i Divjakës.

Edhe bizneset që operojnë në plazh janë dëmtuar, pasi era u ka prishur thausje të gjitha çadrat e plazhit.

Situatë e rënduar është raportuar edhe në Korçë ku era ka rrëzuar pemë, ndërsa disa fshatra po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Dëme janë shkaktuar në bujqësi dhe pemtari. /k.k/noa.al/