Transmetuar më 10-07-2019, 14:26

Jean Paul Gaultier Le Male– Spikat për aromën e veçantë mashkullore, ku vjen e ëmbël prej vaniljes. Kjo aromë bën që një mashkull të mbetet i paharrueshëm, në sajë të kombinimit të nenexhikut, livandës dhe kanellës. Është aromë që i përshtatet një karakteri karizmatik dhe dominues.

Davidoff Cool Water Wave– Një nga aromat më të fundit Davidoff ka si karakteristikë freskinë. Ky parfum është i përshtatshëm për verë dhe shkon për shpirtrat aventurier, pasi cilësohet si “adrenalinë e pastër”. Joshës, i freskët, i ftohtë dhe gjallërues, për shkak të pranisë së livandës, koriandrës dhe rozmarinës, ky parfum është perfekt për një mashkull.

Gucci Guilty Absolute- Ndonëse është një aromë e krijuar prej kohësh, ky parfum  cilësohet si një prej dhjetë parfumeve më të mirë për meshkujt, në të gjitha kohërat. Kjo pasi ka një aromë “burrërore” dhe që reziston gjatë gjithë ditës.

Polo Red Extreme– Siç e sugjeron edhe emri, është një parfum me aromë mjaft të egër. I përshtatet një natyre të egër dhe aventuriere, në sajë të dominimit të ekstraktit të kafesë. Ky parfum cilësohet si një blerje për të cilën nuk pendoheshit kurrë.

Dolce and Gabbana The One– Nëse jeni duke kërkuar për një aromë e cila shkon me stilin dhe pamjen tuaj, Dolce and Gabbana The One është ajo që ju përshtatet në sajë të harmonisë së aromës së duhanit dhe kombinimit të erëzave. Parfumi në mënyrë të dukshme nënkupton luksin dhe klasin.

BOSS nga Hugo Boss– Ky parfum është mjaft i veçantë në raport me ato që përmendëm më parë. Një mashkull që përdor një parfum të tillë është tërheqës por edhe ambicioz, i prirur për të pasur sukses në jetë.

Ombre Leather nga Tom Ford– Ky parfum ka një nuancë të butë, i cili është shumë mashkullor por që qëndron gjatë. I përshtatet një natyre që nuk përton të guxojë dhe cilësohet si një blerje vërtetë e mirë.

Euphoria Men nga Calvin Klein– Euphoria Men është një aromë karakteristike e meshkujve. Dominon aroma e xhenxhefilit e kombinuar me erëza të tjera. Është një prej varianteve më të mira për meshkuj, i cili nuk mërzitet kurrë, shkruan noa.al.

Mr. Burberry Indigo– Mashkulli që përdor këtë lloj parfumi, ka një natyrë kontrasti dhe ikje. Arratisja dhe liria është thelbësore për këtë natyrë. Me dominimin e esencës së limonit, rozmarinës dhe myshkut është ideal për tu përdorur.

HUGO Man Extreme Eau de parfum– Është një parfum shumë popullor për meshkujt anembanë botës. Cilësohet si shumë joshës, në sajë të dominimit të livandës. Cilësohet si një prej dhjetë parfumeve më të mirë që mund ta blejë çdo mashkull. /a.y/noa.al