Transmetuar më 10-07-2019, 14:11

Përdhunuan vajzën 2 vjeçe dhe organizuan një plan për të abuzuar edhe me djalin që nuk kishte lindur ende.

Gerrad Coddington, 25 vjeç dhe gruaja e tij, Christina Nelson-Coddington, 29 vjeçe nga Oklahoma City, rrahën, lidhën dhe përdhunuan vajzën e tyre dhe si të mos mjaftonte, planifikuan edhe si të abuzonin me djalin që pritej të vinte në jetë së shpejti.

Por çifti u zbulua pasi publikuan disa imazhe pedo-porn*grafike në Facebook.

Policia zbuloi materialin dhe nisi hetimet, duke zbuluar kështu se çfarë kishte ndodhur me vajzën e tyre. Vogëlushja vetëm 2 vjeçe, lidhej dhe abuzohej seksualisht nga prindërit, shkruan noa.al.

Nga hetimet rezultoi se gruaja e cila ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, bashkë me të shoqin, kishin planifikuar se si të abuzonin seksualisht edhe me foshnjën që do të lindte.

Çifti u arrestua më 4 korrik nën akuzën e incestit dhe pedofilisë. Në pritje të procesit gjyqësor ndaj tyre, çifti rrezikon dënimin me nga 30 vite burg. /a.y/noa.al