Transmetuar më 08-07-2019, 22:03

Astrologët thonë se shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë e falin tradhëtinë.

Demi

Pas disa lutjesh ka mundësi që të lindurit e shenjës së Demit t’ju japin një mundësi të dytë. Ndryshimi i prish stabilitetin e krijuar dhe preferon të të japë sërisht besim, në vend që të prishë marrëdhënien e të nisë kërkimin e një tjetër partneri/eje.

Peshorja

Kjo shenjë arsyeton me zemër, nëse është e dashuruar mund të falë në emër të ndjenjës që ka për ju. Pas tradhtisë ndihet e shkatërruar, e para se të të falë mund të bëjë një dramë të madhe dhe më pas të të japë një shans të dytë.

Shigjetari

Shigjetari është një shenjë që e fal lehtësisht tradhtinë, sepse mund t’i ketë ndodhur edhe atij/asaj. E harron episodin dhe nuk i jep më rëndësi.

Ujori

Shenjë kjo që e adhuron të qenit i dashuruar, kështu që do të mbyllë një sy dhe do t’ju falë. Ka nevojë të ndjehet i lirë në një marrëdhënie dhe kështu do të falë tradhtinë e tjetrit, nëse ky i fundit i dëshmon se dëshiron të qëndrojë akoma me të./a.k/noa.al/