Transmetuar më 08-07-2019, 13:06

Duhet të ishte një lojë, por përfundoi në tragjedi. Një djalë i ri u rrëzua dhe gjeti vdekjen në sytë e miqve të tij, rreth gjysmë minute pasi piu një litër birrë me një frymë.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, mbrëmjen e kësaj të premte po merrte pjesë në një garë me kolegët e  Regent Cha-am Beach Resort, në Tajlandë, kur dhe u ndje keq.

Në një video të filmuar nga një prej të pranishmëve, shihet një varg njerëzish në radhë në pritje, për të pirë një litër birrë.

I riu ngriti birrën dhe e piu, por shihet që has në vështirësi në të pirit aq shpejtë.

Në pak çaste, birra nisi ti dilte nga goja dhe hunda, duke u rrëzuar në tokë, siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë.

Kolegu i tij me të cilin punonte në resort, Chanokporn Techatawin, deklaroi për mediat se askush nuk e di shkakun e vërtetë të vdekjes, teksa hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al