Transmetuar më 08-07-2019, 10:12

Vetëkontrolli është diçka tërësisht personale, por kompania Amazon, duket se i njeh mirë klientët dhe e di se shumë prej tyre nuk rrinë dot nëse nuk hanë shumë dhe shpenzojnë pa limit para dhe për këtë arsye ka shpikur një zgjidhje.

Amazon ka nxjerrë në shitje një byzylyk me synim që të pengojë njerëzit që të hanë shumë apo të shpenzojnë pa limit, duke i sinjalizuar nëpërmjet një shkundje elektrike.

Emri i këtij byzylyku është Pavlok dhe bëhet fjalë për një pajisje me sensor e cila vihet në veprim, kur vihen re sjellje të tepruara.

Për shembull shumë persona nuk rreshtin dot së piri duhan, pasi për ta ky veprim është shumë i kënaqshëm, apo kur një person nuk ndalon dot së ngrëni karamele, ky byzylyk vjen në ndihmë, shkruan noa.al.

Pavlok ndihmon për të qëndruar larg veprimeve që dëmtojnë jetën tonë. Nëpërmjet shkundjes që shkakton byzylyku stërvitet truri që të mos e teprojë me veprime të caktuara. /a.y/noa.al