Transmetuar më 07-07-2019, 20:16

Skuadra e Ferizajt është bërë me aksionerë të rinj, fill pasi siguroi mbijetesën.

Skuadra e Ferizajt është bërë me aksionerë të rinj, fill pasi siguroi mbijetesën.

“Brian Deane, Benjamin James Rees, Oliver Codrington janë aksionar te klubit tonë me 51% , ndërsa donatorët vendor 49%”, njoftoi klubi kosovar.

Ish-futbollisti Anglez, Brean Dean ka marrë 51% të aksioneve, ku premtoi një organizim shumë të mirë, dhe deklaroi se KF Ferizaj së shpejti do të jetë në Champions League.

"Ai është shprehur i kënaqur që do të jetë aksionar i klubit tonë, gjithashtu edhe 49% të aksioneve janë për donatorët e qytetit tonë të cilët do të bashkojnë forcat për ta bërë një Ferizaj shumë më të organizuar, e konkurruese për trofe e dalje në Europë", thuhej në njoftimin zyrtar.

Kryetari i komunës Agim Aliu eshtë shprehur i kënaqur që klubi po privatizohet, sepse tani është një mundësi më e madhe që Ferizaj ta shohim duke luajtur në Europë.

Brian Dean, 51-vjeç,  ka luajtur me  Sheffield United, Leeds United, Benfica, Leicester, West Ham dhe Sunderland.  a.m/noa.al/