Transmetuar më 07-07-2019, 17:50

Besohet se fishekzjarri u krijua nga shpërthimi i dhunshëm që gati dy shekuj më parë shndërroi yllin Eta Carinae në një nga më të shkëlqyeshmit, aq sa të përdoret nga shkencëtarët edhe si pikë referimi për lundrimet.

Por së fundmi një fishekzjarr kozmik në lëvizje të ngadaltë është zbuluar nga teleskopi ”Hubble” .

Ky yll, i vëzhguar për një periudhë mbi 25-vjeçare nga teleskopi i NASA-s dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), do të jetë në gjendje të ofrojë detaje të reja shumë të vlefshme për të zgjidhur misterin e të ashtuquajturit Shpërthimi i Madh (Big Bang).

“Ne zbuluam një sasi të madhe të gazit të nxehtë që u lëshua gjatë Shpërthimit të Madh”, shpjegon Nathan Smith, i cili punon në Observatorin e Stewardit të Universitetit të Arizonës. /a.m/noa.al/