Transmetuar më 06-07-2019, 16:48

Një numër sfidash janë bërë hit në rrjetet sociale, gjëra që kanë provokuar miliona njerëz nga e gjithë bota.

Mjaftojmë të kujtojmë atë me kovën e mbushur me ujë akull të ftohtë (Ice Bucket Challenge) apo sfida e kërcimit (Kiki Challenge).

Sfida e radhës është argëtuese por edhe e vështirë (Bottle Challenge)

Gjithçka që ju duhet është një shishe qelqi të mbyllur me tapë.

Duhet të bëni një rrotullim dhe me një shkelm të mund ta hiqni tapën.

Siç mund ta shihni në videon që ne kemi publikuar, këtë sfidë e kreu edhe aktori i njohur Jason Statham. 

Edhe një i ri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Itali e ka kryer me sukses këtë sfidë.

Ai quhet Vladimir Kabetaj dhe siç mund ta shihni në videon që noa.al ka publikuar, ai e ka realizuar këtë sfidë që po përhapet masivisht në rrjetet sociale.

Shihni videon më poshtë./a.k/noa.al/