Transmetuar më 04-07-2019, 16:42

Pozicionuar në Hamallaj, në Gjirin e Lalzit, buzë detit Adriatik dhe njëkohësisht kaq pranë Tiranës, mes gjelbërimit karakteristik që fal zona, është zhvilluar një nga komplekset më elitare rezidenciale dhe turistike. Bëhet fjalë për Vala Mar Residences, që duket se ka sjellë gjithçka që kushdo do të donte të shijonte në qetësi dhe harmoni të plotë me natyrën, jo vetëm gjatë sezonit veror apo fundjavave, por çdo ditë të vitit.

Për të kuptuar më shumë se çfarë ofron Vala Mar Residences dhe cilat janë risitë teknologjike dhe inxhinierike të aplikuara në këtë kompleks, u takuam me z. Erion Avram, Drejtor i Departamentit Teknik të kompanisë së ndërtimit Mane TCI.

“Ofrimi i cilësisë më të lartë të ndërtimit dhe nivelit elitar të jetesës, është çfarë ka udhëhequr punën tonë në projektimin dhe zhvillimin e Vala Mar Residences. Duke patur këtë qëllim, ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë çdo elementi dhe sistemi, që sjell standard të lartë ndërtimi dhe mund të themi me bindje, që aplikimi i tyre ka sjellë padiskutim rezultate të dukshme” – shprehet z. Avrami.

“Kompleksi ka një infrastrukturë inxhinierike të përshtatshme, e cila respekton morfologjinë, karakteristikat dhe veçoritë e zonës. Vala Mar Residences është projektuar me rrugë të gjera automobilistike rreth 6 m dhe trotuarë të gjerë për këmbësorët 1.7 m në të dy krahët e rrugës. Në brendësi të kompleksit ka sinjalistikë të plotë rrugore, e cila rregullon më së miri qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve” – vijon. z. Avrami.

Vala Mar Residences është e organizuar në mënyrë efikase nga pikëpamja e shpërndarjes së objekteve rezidenciale dhe hapësirave të përbashkëta. Ndërtesat janë të tipologjive të ndryshme dhe të kombinuara sipas një strukture të përgjithshme të mirë-studiuar.

Vilat dhe apartamentet kanë një organizim të rregullt dhe shumë racional, të orientuara nga deti, të gjitha me parkim individual. Parkimi, është i tipit me pllaka me hapësira, me qëllim respektimin e ambientit, shtimin e gjelbërimit dhe lejimin e kullimit natyral të ujërave, duke shmangur ndërhyrjet agresive në ambient.

Jo vetëm vilat, por edhe të gjitha apartamentet e katit të parë, kanë oborr të gjelbëruar ku mund të kalohen momente relaksi dhe argëtimi me miqtë dhe familjarët.

Të fokusuar për të ofruar një jetesë të shëndetshme, ekipi i arkitektëve ka projektuar në Vala Mar Residences sipërfaqe të shumta të gjelbra, të cilat janë në dispozicion të banorëve dhe pushuesve. Me një koeficient shumë të ulët ndërtimi, në Vala Mar Residences bie në sy jo vetëm ruajtja e bimësisë karakteristike të zonës, por edhe pasurimi i gjelbërimit si askund tjetër.

Fasadat e objekteve krahas aspektit estetik i cili dukshëm tërheq vëmendjen e kujtdo që viziton Vala Mar Residences, janë trajtuar me shumë kujdes edhe nga ana funksionale për të qenë rezistente ndaj kushteve atmosferike dhe për të garantuar izolim të lartë termik. Në fasadat e të gjitha objekteve është aplikuar sistemi kapot me trashësi 31 cm dhe në funksion të këtij sistemi është përdorur grafiato ngjyrë e bardhë, e cila krijon njëtrajtshmëri dhe unifikim të objekteve.

Sistemet e dyerve dhe dritareve janë me veshje alumin, të parametrave bashkëkohorë dhe i përgjigjen kërkesave të projektit si në pamje ashtu edhe në specifikime teknike të parametrave termike. Dritaret e vilave dhe apartamenteve janë projektuar me sistem me “shpatulla”, grilë dhe me kapakë të papërshkueshëm nga uji, të cilët pengojnë ujin të depërtojë në ambientet e brendshme. Për të siguruar komoditet të lartë termik, parapetet e ballkoneve të vilave janë trajtuar me sistem xham dhe inoks, ndërsa parapetet e ballkoneve të apartamenteve janë trajtuar me parapet mur tulle 10 cm, si edhe sistem xham dhe inoks.

Tipi i themeleve i përzgjedhur dhe aplikuar në të gjitha objektet, jo vetëm siguron kontakt minimal me terrenin e lagësht, por gjithashtu siguron ventilimin e njësive, gjë e cila sjell një jetëgjatësi më të madhe për shkak të mikroklimës pozitive si në dimër edhe në verë.

Në dispozicion të banorëve dhe pushuesve është projektuar edhe një shëtitore buzë detit, me njësi biznesi të tilla si bar, restorant, supermarket, etj.

Sistemi i avancuar i sinjalizimit kundra zjarrit, sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, sistemi i drenazhimit të shëtitores, padyshim diferencojnë kompleksin Vala Mar Residences.

Vala Mar Residences ka sjellë një nivel elitar të jetesës në Gjirin e Lalzit  për këdo që kërkon komoditetin e një banese elitare, me cilësi të lartë ndërtimi, mes një komuniteti të përzgjedhur, por edhe për ata që kërkojnë të shijojnë relaks të plotë larg ritmit të jetës së përditshme.

***

Vala Mar Residences është një investim i Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Green Coast Resort, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo, etj.

Për më shumë informacion mbi Vala Mar Residences, vizitoni www.valamaresidences.al ose kontaktoni në: [email protected]; +355 698014999.

Mos humbisni dhe: Vala Mar Residences – destinacioni juaj në bregdetin Adriatik!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd