Transmetuar më 04-07-2019, 15:33

Wanda Nara është takuar me bosët e Juventus në Ibiza për të nxitur lëvizjen e Mauro Icardi drejt bardhezinjve , për një shifër prej 60 milionë euro.

Gruaja dhe super agjentja e sulmuesit Argjentinas u takua me drejtorin e Juventus, Fabio Paratici, të martën para se të kthehej në Milano, ndërsa bisedimet mes tyre raportohet se po përparojnë.

Wanda Nara u nis për në Ibiza,për të mundësuar lëvizjen e Icardi nga Inter te Juve.

Trajneri i ri i Inter, Antonio Conte dëshiron të shesë 26 vjeçarin për të financuar zëvendësimin e tij me Romelu Lukaku.

Italiani i ka thënë sulmuesit se ai nuk bën më pjesë në planet e tij, pavarësisht 40 golave që ka shënuar n​ë ligë gjatë dy sezoneve të fundit.

Interi kërkon 60 milionë euro për sulmuesin, të cilit iu hoq shiriti i kapitenit, dhe madje u pezullua gjatë sezonit të kaluar pas disa çështjeve disiplinore.

Maurizio Sarri, trajneri i ri i Juves, është një tifoz i madh i Icardi dhe madje e donte atë gjatë kohës kur ishte trajner i Napolit.

Conte do të përdorë fondin e shitjes së Icardi për të nënshkruar me Lukakun, sepse Manchester United kërkon ta shesë atë për një shifër jo më të ulët se 70 milionë euro. /a.m/noa.al/