Transmetuar më 27-06-2019, 11:36

Gjykata në Hungari vendosi sot për ekstradimin e ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar

Maqedonia e Veriut kishte kërkuar ekstradimin e Gruevskit për vuajtjen e dënimin prej dy vitesh për blerjen e Benz-Mercedesit në rastin e PSP-së “Tanku” dhe për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, ku është i dyshuar si organizator.

Gruevski është arrestuar mëngjesin e sotëm në Budapest me kërkesë të Gjykatës.

Ish kryeministri maqedonase fitoi azil politik në Hungari pasi Gjykata në Shkup e dënoi me dy vite burg për blerjen e mjetit, ndërsa është i akuzuar edhe në raste tjera të Prokurorisë Publike Speciale.