Transmetuar më 20-06-2019, 08:42

Shumica e femrave sikletin më të madh pas depilimit, e kanë nga shenjat që mund të mbeten, apo nga skuqja e krijuar.

Një gjë e tillë ndodh si gjatë depilimit me brisk, edhe gjatë përdorimit të strishës me ngjitës dhe dyll.

Por për të shpëtuar nga skuqja dhe irritimi, vjen në ndihmë një zgjidhje të cilën e kemi të gjithë në shtëpi.

Bëhet fjalë për uthullën e mollës, e cila në sajë të vetive antibakteriale, garanto qetësim të irritimit dhe skuqjes së lëkurës.

Këshilla e vetme që duhet të mbani parasysh është që uthullën e mollës ta shtoni me pak ujë të vakët dhe më pas me një copë pambuku aplikojeni në lëkurë.

Mund ta mbani për afro 15-20 minuta dhe më tej shpëlahuni normalisht dhe do të shikoni që lëkura juaj do të qetësohet. /a.y/noa.al