Transmetuar më 19-06-2019, 01:33

Autokolona e Princit William dhe Kate është përfshirë në një aksident automobilistik me pasojë plagosjen rëndë të një gruaje në moshë të thyer.

Gruaja 83 vjeçare Irene Mayor, u dërgua në spital ku mjekët njoftuan se po e mbajnë nën mbikëqyrje mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12.50 të së hënës në Widsor pranë Londrës, por vetëm pak më parë u publikua në mediat britanike.

Çifti i dukës dhe dukeshës po shkonin në një ceremoni të planifikuar në kështjellën Windsor.

Pallati Mbretëror reagoi duke pohuar se ishin të trishtuar për ngjarjen dhe se po kujdeseshin për të plagosurën.