Transmetuar më 19-06-2019, 00:40

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha sot se ka ardhur koha për dialog të ngutshëm në vend.

"Tani është koha për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike", tha z.Soreca.

Sipas tij kjo duhet të ndodhë sa më parë, "për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe të shkojë në hapin e ardhshëm".

"Nuk ka kohë për të humbur”, apelon Soreca.

Komentet e tij erdhën pak orë pasi BE refuzoi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke lënë të hapur mundësinë që vendimi të merret në tetor.