Gjashtë kilometra kundravajtje në autostradë, për tu kthyer në zonën e servisit ku mendonte se kishte harruar portofolin.
Mund të shkaktonte një tragjedi të vërtetë veprimi i një shoferi bullgar 46-vjeçar në Itali. Policia rrugore në zonën e Alessandria Ovest në Itali, e ndoqi, ndaloi dhe i hoqi patentën për tre muaj.
Burri udhëtonte këtë të diel me një makinë ‘Renault Scenic’, ku ndodheshin dy vajzat e tij 20 dhe 25 vjeçe.
Në zonën e Voghera të Pavia, drejtuesi i mjetit u kthye mbrapsht kundravajtje në autostradë, pa marrë parasysh rrezikun që i kanosej atij, vajzave dhe shoferëve të tjerë.
Ndërhyrja e patrullës së policisë me sirena, bëri lokalizimin e burrit, duke i hequr patentën, shkruan noa.al.
Ndërkohë portofoli të cilin mendonte se kishte harruar në makinë, rezultoi se i kishte rënë në makinë. /a.y/noa.al