Transmetuar më 18-06-2019, 22:34

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli reagon ndaj situatës së tensionuar në Shkodër, ku mbështetës të PD-së u përplasën me policinë, në përpjekje për të marrë materialet zgjedhore dhe u tentua të digjej një shkollë.

Ajo thotë se djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës dhe se e kundërta është historia e këtij qyteti.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet. Demokratët nuk kanë patur frike në ’97-ën kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë. Partia Demokratike lindi si endërr e lirisë dhe e të drejtës me votu”, shkruan Topalli.

Ajo shton se ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat dhe se shqiptarët duan paqe.

“3 milionë shqiptarë nuk mund të mbeten gjatë peng të 4-5 vetëve”. /a.y/noa.al