Transmetuar më 18-06-2019, 20:07

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama e kishte paralajmëruar prej kohësh kryeministrin Edi Rama se situata politike në vend e pengonte që të hapen në qershor 2019 negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një fjalë të mbajtur vitin e kaluar në Parlament, të cilën e gjeni në videon e mëposhtme, z.Rama madje e kishte sfiduar kryeministrin duke e ftuar të japë dorëheqjen nëse kjo ndodh.

Dhe në fakt BE sot refuzoi të çelë negociatat me Shqipërinë duke vlerësuar se situata në vendin tonë është shqetësuese, fakt që u evidentua nga zyrtarët e lartë të Holandës, Francës, Gjermanisë dhe Danimarkës.

Në një qëndrim që publikoi pasditen e sotme, z.Rama i kujton Edi Ramës sfidën duke shtruar pyetjen se kush duhet ta japë dorëheqjen tani?

Nga Luan Rama: Shqipëria prej qershorit në qershor dhe mosçelja e negociatave me BE-në!