Transmetuar më 18-06-2019, 18:41

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Europës për të shtyrë në tetor vendimin për negociatat për Shqipërinë.

Përmes Tuiterit, Luigi Soreca apelon institucionet që të fokusohen te puna për vazhdimin e reformave, dhe sidomos te ajo në sistemin e drejtësisë.

Sereca bën thirrje për dialog politik mes palëve për të kapërcyer situatën në të cilën ndodhet vendi.

"Tani është koha për të gjithë institucionet të vazhdojnë të fokusohen te procesi i reformave, sidomos tek ajo në sistemin e drejtësisë, dhe të nisë urgjentisht dialogu me të gjitha partitë politike për të kapërcyer situatën politike”, shkruan Soreca në Tuiter. /k.k/noa.al/