Transmetuar më 18-06-2019, 13:53

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do e vijojë karrierën në Kroaci sezonin që vjen.

Mbrojtësi ka vendosur që të vijojë karrierën në Belgjikë te skuadra e Standart Liege-it.

Futbollisti do të braktisë Dinamon e Zagrebit për të firmosur për skuadrën e re.

“Votebalkrant”, ka njoftuar se palët kanë gjetur akordin dhe prezantimi pritet të vijë javën e ardhshme.

Belgët do të paguajnë rreth 2-3 milionë euro për kartonin e shtatlartit, ndërsa shqiptari do të gjejë atje dhe shokun e ekipit në Përfaqësusen e Kosovës, Mërgim Vojvodën.

Amir Rrahmani ka qenë edhe pjesë e Partizanit për dy sezone nga viti 2013 deri në 2015 dhe gjithashtu është pjesë e rendësishme e përfaqësueses së Kosovës.