Transmetuar më 17-06-2019, 21:24
Analisti Fatos Lubonja ka dhënë një reagim në lidhje me përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, duke i cilësuar si “bomba” dhe njëherësh prova të mjaftueshme, që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike.
Ajo që është e paqartë shtoi Lubonja, është fakti se palët politike nuk po shkojnë drejt dialogut, por drejt një përplasjeje të rrezikshme për vendin.
“Është vërtetimi i asaj, që këtu kemi një shtet të kapur nga një parti bandë.
Edhe vota është e kapur. Policia e Shtetit tani është e organizuar, na del se një drejtor na organizon shantazhimin, daljen, grumbullimin e njerëzve.
Në këto kushte thelbi është se çfarë duhet bërë”-tha Lubonja në “Neës 24”./a.k/noa.al/