Transmetuar më 17-06-2019, 13:55

Për Armando Sadikun projektohet një verë e nxehtë sa i përket merkatos dhe të ardhmes në karrierën e tij. Sulmuesi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano dhe do të kthehet te Levante, që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.

Por qëndrimi i tij në La Liga është i pamundur, pasi klubi spanjoll nuk ka në planet e tij futbollistin e kombëtares së Shqipërisë.

Për këtë arsye, Sadiku duhet të mendojë për një tjetër sistemim, diçka që nuk do të jetë e vështirë. Mediat turke bëjnë të ditur se sulmuesi kuqezi ka hyrë në listën e blerjeve të Trabzonspor.

Klubi i njohur i Superligës së Turqisë interesohet për 28-vjeçarin dhe duke qëndruar në atë që raportojnë mediat lokale gjatë kësaj jave do të nisë zyrtarisht tratativat për të marrë shërbimet e tij.