Transmetuar më 16-06-2019, 21:12
Banorët e një lagjeje në Pajeczno të Polonisë janë terrorizuar kur panë një tank i cili ecte në mes të rrugës.
Tanku ishte marrë nga një burrë i dehur ndërsa kalimtarët telefonuan menjëherë policinë.
Sapo mbërritën në vendin e ngjarjes, autoritetet konstatuan tankun e parkuar dhe një burrë të dehur rreth 49 vjeç.
Autoritetet e kishin të pamundur të largonin tankun nga vendi ku qëndronte, dhe për pasojë qëndroi aty për disa orë.
Edhe pse burrit të dehur i kishin thënë që ta çonte tankun në servis duke e rimorkiuar, ai gjeti rrugën më të thjeshtë duke e nxjerrë në qytet.
Për fat të mirë nuk u raportuan të lënduar nga ky incident. /k.k/noa.al/