Transmetuar më 15-06-2019, 20:43

Një grua në Kosovë e cila u dhunua fizikisht rëndë nga bashkëshorti, ka ndërruar jetë në spital.

Gruaja e cila u dhunua nga bashkëshorti i saj më 31 maj të këtij viti, ndërroi jetë ditën e sotme rreth orës 14:37, në QKUK.

Rasti në fjalë është konfirmuar për mediat vendase nga zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Veseli Gashi.

“Më 31 maj të këtij viti në Nebeshistë të Suharekës, gruaja në fjalë është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ndihma e parë viktimës iu është dhënë në qendrën mjekësore në Suharekë, por për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore viktima është dërguar për mjekim të mëtejshmë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha Gashi.

E ndjera ishte duke udhëtuar me automjet bashkë me burrin e saj në ditën kur edhe mori lëndimet e rënda.

Ngjarja është nën hetim nga organet përkatëse./a.k/noa.al/