Transmetuar më 15-06-2019, 17:45

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kolonjë, ku ka prezantuar përpara qytetarëve kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë, Erion Isai.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë deklaroi se ky është një moment i rëndësishëm për Kolonjën dhe për Shqipërinë.

Sipas tij Partia Demokratike është katandisur më keq se ç’ka qenë.

Para vendimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë, Rama tha për PD se “atyre ua ka fajin mendja”.

“PD-ja është me keq se ç’ka qenë. Ka keq, por ka edhe më keq. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim sepse nuk janë kundërshtarët kryesor. Nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë, para se të marrë vendimin për çeljen e negociatave. Atyre ua ka fajin mendja e tyre”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu ka përshkruar me nga disa fjalë kundërshtarët e tij politik duke filluar nga Sali Berisha dhe deri të Monika Kryemadhi.

Në përshkrimin e tij, nuk kanë munguar ironitë, që kanë shkaktuar shumë të qeshura të qytetarët e mbledhur.

“Iliri herë kthjellohet, herë jo, herë normal herë jo normal. Pastaj është Lulzim Basha, një njeri llafazan, dembel dhe gjumash. Fallxhorja që e njeh gjithë Shqipëria sesa e shenjtë është. Një grua që udhëheq një parti dhe bën miting me mallkime s’e kishim parë. E kishte zënë tartakuti Neritan Cekën, mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës. Nga një njeri i lexuar, duket po të mos kishte flokë të bardha, dukej si xhindi nga filxhani dhe ulërinte. Saliu i mbaruar, edhe pse se pranon mbarimi i tij është në proces e sipër”, u shpreh Rama.