Transmetuar më 14-06-2019, 23:13

Një 30-vjeçar humbi jetën pasi parashuta me të cilën ai ishte ngritur në fluturim, ka pësuar defekt dhe ka rënë.

Ngjarja është shënuar këtë të premte në majën e malit të Zimurit në zonën e Rekës, pasi 30 vjeçarit nuk i është hapur parashuta

30 vjeçari është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Mësohet se viktimë mbeti Gëzim Elezi, 30 vjeç që shikoni në foto, me profesion mësues.

Gëzim Elezi ishte mësues matematike dhe i apasionuar pas sportit të parashutizmit.

Faqet sociale njoftuan ngjarjen e trishtë:

Sot ka qenë një ditë e zezë për të gjithë Dibranët. Miku, vëllai dhe bashkëpunëtori jonë në fushën e turizmit Gëzim Elezi ndërroi jetë gjatë një aksidenti me parashutë kur po hidhej për të qindrën herë mbi Dibër për të sjellë pamje fantastike të saj. Stafi jonë dhe të gjithë dibranët shprehin ngushëllime të sinqerta për familjen dhe afërmit e tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt vëllau jonë i dashur!

Varrimi bëhet më datë 15 Qershor tek varrezat e qytetit, në orën 13:00.