Transmetuar më 14-06-2019, 20:52
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Korçë-Boboshticë.

Një këmbësor 60-vjeçar, është përplasur nga një automjet tip “Benz”, ndërsa drejtuesi dyshohet se ka braktisur makinën duke është nga vendngjarja.

I aksidentuari, pasi ka marrë ndihmën në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/