Transmetuar më 14-06-2019, 20:37
Ben Carpenter, nga Huddersfield të Britanisë së Madhe, është cilësuar “super-baba”, për shkak të gjesteve të tij.
Ai ka fituar vëmendjen e mediave dhe miliona njerëzve në mbarë botën.
Kjo për shkak se ai ka adoptuar 5 fëmijë me aftësi të veçanta si dhe u ka dhënë gjithë dashurinë e nevojshme.
Ai ka adoptuar dhe u ka dhënë një shtëpi të ngrohtë por edhe shumë dashuri.
Dëshira e tij që në moshën 21-vjeçare ishte të adoptonte një fëmijë.
Ai është baba i 1-vjeçarit Noah, 11-vjeçarit Jack, 8-vjeçares Ruby, 6-vjeçares Lily dhe 3-vjeçarit Joseph. Secili prej fëmijëve kanë nevoja të veçanta dhe janë diagnostikuar me simptoma të ndryshme nisur nga autizmi e deri tek sindroma të tjera./a.k/noa.al/