Transmetuar më 14-06-2019, 20:02

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po investohet për të shkatërruar imazhin e Shqipëris në sytë e Europës.

Nga Roskoveci, në vijim të fushatës elektorale, kreu i qeverisë tha, duke iu referuar opozitës, se ata po përpiqen që të marrin peng zgjedhjet sepse nuk duan të hapen negociatat.

“Ata që kanë ikur nga zgjedhjet, nuk shkuan në shtëpi, janë rrugëve duke bërë çdo përpjekje për të marrë peng zgjedhjet dhe për ta bërë copash imazhin e Shqipërisë në Europë.

Duke bërë çdo përpjekje për të trembur njerëzit këtu në raport me zgjedhjet, dhe për të neveritur ata në Europë në raport me Shqipërinë”, tha Rama.

Sipas tij, ata që dalin për të protestuar janë popull imagjinar, i punësuar në bashkitë e drejtuara nga Partia Demokratike.

“Ata që dalin për të bërë këtë punë janë popull imagjinar, me turistë politikë, njerëz që punojnë në bashkitë që drejtohen nga Partia Demokratike”, vijoi Rama. /k.k/noa.al/