Transmetuar më 14-06-2019, 18:59

Opozita e bashkuar do t’i rikthehet protestave kombëtare, ndërsa është caktuar edhe tubimi i radhës.

Protesta e radhës do të jetë ditën e premte, në datën 21 qershor, ora 20:00, vendim i marrë sot në mbledhjet e Kryesisë së PD-së.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën.

Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të Presidentit. Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, mësohet se ka thënë Basha në mbledhjen e Kryesisë.

Pas vendimit të Presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, opozita ndali për disa ditë serinë e protestave.

Ndërkohë, mazhoranca miratoi edhe një rezolutë ku sipas saj kthehet në nul dekreti i kreut të shtetit.

Partia Socialsite vijion fushatën dhe është e sigurtë se qytetarët do votojnë në 30 qershor. /k.k/noa.al/