Transmetuar më 14-06-2019, 14:35
Florenc Çapja

Nga kontrollet e nisura qysh prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga forca speciale RENEA, është vënë në pranga Florenc Çapja.

Kjo pas kontrolleve të ushtruara në banesat e fisit “Çapja”, i njohur si një prej fiseve më problematike në Elbasan.

Prangosja e Florenc Çapjas është bërë me vendim gjykate, i akuzuar për vrasje dhe pengmarrje. Ndërkohë flitet edhe për dy persona të tjerë të arrestuar, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije.

Gjithçka pas kontrolleve të ushtruara në disa zona, të dyshuara nën ndikimin e grupeve kriminale.

Kontrolle mësohet se janë ushtruar dhe në banesa dhe biznese të pjesëtarëve të fisit Çapja.

Ndërkohë nga ana e policisë deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar. /a.y/noa.al