Transmetuar më 14-06-2019, 13:37

Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të presidentit Ilir Meta për alunimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, autoritetet vendore nisin punën për zbatimin e dekretit të presidentit.

Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kukësit Bashkim Sheshu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.11 pranë qendrës kulturore ‘Hasan Prishtina’si edhe palestrës sportive të shkollës së Mesme të Përgjithshme ‘Havzi Nela’.

Gjithshtu në shkresë kryebashkiaku i Kukësit kërkon nga KQZ heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore.

“Gjithashtu kërkojmë heqjen e listave të përditësuara të zgjedhjeve të publikuar dhe afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe para universitare me administrim dhe pronësi të bashkisë së Kukësit”, thuhet në kërkesën e Shehut drejtuar KQZ-së.