Transmetuar më 14-06-2019, 10:09

Teksa e ka kaluar mëngjesin e sotëm duke ndarë kafen me banorët e njësisë nr.11 në Tiranë, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa thumbuar Presidentin Ilir Meta.

Gjithçka lidhur me anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas tij, rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen sipas ligjit.

“Befasi është për historinë e Republikave parlamentare në botë, jo më vë Shqipëri. Hodhe firmën, nuk e ç’firmos dot firmën. Është fjala, pastaj firma. Është pjesë e planit, nuk është lajthitje”, u shpreh Rama.

Ai kujtoi se kur dy vite më parë u bë marrëveshje me Lulzim Bashën dhe teksa ishin duke shkruar aktin e marrëveshjes, zyra e Presidentit të asokohe Bujar Nishanit merrte në telefon dhe thoshte “sillni letrën e konsensusit për të shtyrë zgjedhjet me një javë”.

“Kemi firmosur bashkërisht dhe e kemi çuar në Presidencë. Erdhi puna dhe të duket Bujar Nishani burrë shteti. Tek dekretet si i Fatmir Xhafës bëri gjithë atë fjalim kundër por e firmosi. Nga pikëpamja institucionale ai nuk ka lëviz lëre se çfarë thoshte kur merrte telefonin”, deklaroi kreu i qeverisë.

Në këtë drejtim, shtoi se shqetësimi i tyre është se po ecën gjërat normalisht dhe po nuk pati konflikt hapen negociatat. /a.y/noa.al